VIDEO/ Napoli është tjetër nivel në Serinë A! Ismajli nuk ia del ti ndali, të kaltrit i duartroket edhe… trajneri kundërshtar

Napoli i këtij sezoni duket shumë larg të tjerëve në Serie A. Të kaltrit po tregojnë një tjetër nivel, teksa vijojnë të mbeten të pathyeshëm edhe pas javës së 14 të kampionatit. Ismajli me shokë nuk ia kanë dalë dot të ndalin furinë e Spaletit. Napoli ka fituar me rezultatin 2-0 kundër Empolit dhe shkon në kuotën e 38 pikëve në kampionat.

Toskanët rezistuan mirë në pjesën e parë, por prapavija u thye në minutën e 70, atëherë kur Lozano shndërron në gol një 11 metërsh të fituar nga Osimhen. Pak minuta më vonë Luperto lë Empolin me 10 lojtarë, duke ia lehtësuar edhe më shumë punën Napolit. Kur mbeteshin edhe 2 minuta nga koha e rregullt, Zielinski tund rrjetën e skuadrës toskane dhe shuan çdo dyshim për marrjen e tre pikëve. Duartrokitjeve të tifozëve në stadiumin “Diego Armando Maradona” i bashkohen edhe ato të trajnerit kundërshtar, Zanetit, që i ka dhënë meritat kundërshtarin për fitoren e marrë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online