“Gati për foto dhe autografe“/ Interi josh tifozët me Kristjan Asllanin, u jep mundësinë ta takojnë nga afër

Hapësirat në fushën e lojës nuk kanë qenë ato që priteshin, por dashuria e tifozëve është tejkaluar. Kristjan Asllani është një nga elementet nga i cili mbështetësit e Interit presin shumë në të ardhmen, e madje kanë dalë edhe kundër Inzagit për minutat e pakta që i ka vënë në dispozicion këtë sezon. Klubi italian fton tifozët të jenë të pranishëm në eventin që do të zhvillohet më 10 nëntor, kur Asllani së bashku me De Vrij do të jenë të pranishëm në “Inter Store San Siro“ për të takuar nga afër mbështetësit e tyre për të shkrepur foto me ta, apo për të dhuruar autografe.

“Një event unik dhe ekskluziv, një ditë e paharrueshme ku fansat do të kenë mundësinë të takojnë nga afër të preferuarit e tyre. Kështu do të ndodhë të enjten e datës 10 nëntor në orën 14:30 në Inter Store San Siro, ku do të jenë të ftuar Kristjan Asllani dhe Stefan De Vrij, gati për një foto dhe autografe me mbështetësit e tyre. Për të qenë në gjendje të merrni pjesë në ngjarje, do t’ju duhet të jeni ndër 100 të parët që blejnë një fanellë zyrtare të zikaltërve nga sezoni 2022/23 në Inter Store San Siro. Tifozët që marrin një fanellë do të marrin konfirmimin e pjesëmarrjes nëpërmjet një ftese speciale. Në event do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës FFP2”, ka shkruar Interi në faqen e vetë zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online