“Ato që bën ai, i bëj edhe unë”/ Lojtari që luan në Arabi ul figurën e Salah, Abubakar: Thjesht ka mundësinë të luajë në një klub të madh

Jo të gjithë pajtohen me faktin se Salah është një nga lojtarët më të mirë në botë të momentit. Kapiteni i Kamerunit, Abubakar, është shprehur së fundmi se nuk i bën përshtypje egjiptiani. Lojtari i Al Naserit në Arabinë Saudite thotë se ndryshimi i vetëm mes tij dhe Salasë është se këtij të fundit i është dhënë mundësia të luajë për një klub të madh.

“Mohamed Salah nuk është një lojtar që më bën përshtypje. Ato që bën ai, i bëj edhe unë. Unë thjesht nuk kam mundësinë të luaj për një klub të madh. Ky është këndvështrimi im. Nëse njerëzve nuk u pëlqen, nuk më intereson”, ka thënë Vinsent Abubakari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online