VIDEO/ Myrto Uzuni-Samu! 4 raste të krijuara për gol te Granada në 15 minuta, shihni mundësitë në ndeshjen e sotme, fati nuk donte që topi të hynte në rrjetë

Granada po vazhdon që të përgatitet me ndeshjet miqësore para nisjes së sezonit të ri. Një tjetër takim është zhvilluar në ditën e sotme, atje ku ekipi spanjoll është përballur me Ceutën, në ndeshjen e përfunduar në shifrat 2-0.

Myrto Uzuni e ka nisur takimin nga minuta e parë, por nuk ka arritur të realizojë. Një e veçantë në këtë përballje ishte dialogu mes Uzunit dhe lojtarit 19-vjeçar te Granada, Samu. Në minutën 32 ishte Uzuni që do ta nxirrte Samun para portierit kundërshtar, por Samu gaboi.

Katër minuta më vonë ishte Samu që e nxori Uzunin në rast të mirë shënimi, me sulmuesin shqiptar që kaloi edhe portierin kundërshtar, por nga një kënd më i vështirë, topi kaloi ngjitur me shtyllën. Në minutën e 41 ishte Uzuni që e nxori sërish Samu para portës kundërshtare, por edhe njëherë tjetër lojtari i Granadas nuk shënoi. Ndërkohë në të 44, Samu i jep një pasim të bukur Uzunit, me topin që nuk i përgjigjet edhe njëherë tjetër duke shkuar ngjitur me shtyllën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online