Pronari i Inter Miamit e premton, Lionel Mesi do të kthehet te Barcelona për…përshëndetjen e fundit

Në mediat sportive u përfol shumë për një rikthim të Lionel Mesit te Barcelona. Gjithashtu u raportua edhe për një skemë ku fillimisht argjentinasi të blihej nga Interi Miami dhe më pas të kalonte si huazim te Barcelona. Kjo skemë do të lehtësonte katalanasit nga problemet e shumta që kanë me regjistrimin e lojtarëve. Por në fund asgjë prej tyre nuk rezultoi e vërtetë, Mesi do të rikthehet në Barcelonës vetëm për përshëndetjen e fundit.

Një nga pronarët e Inter Miami, Jorge Mas, ka bërë të ditur se Mesi do të përshëndetet me tifozët katalanas ashtu siç e meriton. “Kur Camp Nou i ri të jetë hapur, Mesi do të ketë një lamtumirë. Ne do të bëjmë gjithçka mundemi që ta ndihmojmë të ketë një përshëndetje me tifozët e Barcelonës sepse e meriton këtë”, tha Mas. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online