Rizespori arriti një barazim në transfertë me ekipin e Sivasporit, duke barazuar 1-1. Goli i miqve u shënua nga Vedat Muriqi, i cili gjeti golin e katërt në kampionat.
Sulmuesi i përfaqësuesës së Kosovës tundi rrjetën në minutën e 60, duke kaluar Rizesporin në avantazh, por vendasit barazuan pas 16 minutash me anë të brazilianit Braz.
24-vjeçari mori një pasim nga Umar, u fut në bukur në zonë dhe lëshoi një diagonale që kaloi mes këmbëve të portierit. Pikë e rëndësishme për Rizesporin, pavarësisht se renditet në vendin e fundit në Turqi në kuotën e 9 pikëve, katër pikë larg mbijetesës.