Shpërthimi i Tevez: Më vjen të plas, Riverit do ia jepnin kupën…

River Plejt-Boka Zhuniors është një finale që mesa duket nuk do të përfundojë kurrë. Pas shtyrjes së ndeshjes së parë prej shirave të shumtë, erdhi dhe shtyrja e ndeshjes së mbrëmshme. Se do të kishte tension dhe probleme, kjo dihej nga të gjithë, e dinin dhe muret.

Megjithatë, tifozët e Riverit e ekzagjeruan. Agresion, gurë dhe gaz lotsjellës. Autobusi i Bokës përfundoi nën breshërinë e sulmeve të tifozëve të Riverit, ndërsa gjithçka u kthye në kaos.

Skena “normale” në futbollin latin, aq më tepër në një River-Boka, por Karlos Tevez është i acaruar. Sulmuesi i Bokës është i zhgënjyer me qëndrimin e CONMEBOL (Konfederata e Futbollit të Amerikës Latine). Bokës i është bërë presion të zbresë në fushë, pavarësisht se lojtarët ishin në një situatë të rënduar psikologjike, madje kishte dhe të dëmtuar.

Tevez nuk fshihet, nuk ka frikë as nëse e dënojnë, por ai është i sigurt. Nëse kjo që ndodhi do t’i kishte ndodhur Bokës, kupa Libertadores do i shkonte menjëherë Riverit.   

Ishim akoma duke vjellë, ndërsa CONMEBOL donte të na detyronte të luanim. Çfarë duhet bërë më shumë për t’ia dhënë kupën Riverit? Pse nuk ua japin kupën atyre? Kanë bërë gjithmonë çfarë kanë dashur, të ua japin atyre që dëshirojnë dhe boll më. Ishte një turp i madh dhe besoj se CONMEBOL u soll keq me ne. Flas në aspektin personal, është turp ajo që tentuan të bëjnë. Nëse do të më kundërvihen, nuk ka asnjë problem, por duhet ta dini që na kërkuan të luanim, ndërkohë që Pablo Perez ishte në spital.”

Nëse do të na ndodhte ne ajo çfarë ndodhi, do të ishim jashtë turneut dhe kupa do t’i shkonte Riverit. Askush nga lojtarët e tyre nuk erdhi për të na pyetur se si ishim. I njëjti mjek, i cili ditën kur u hodhën gaz lotsjellës në ‘Bombonera’ para 3 vitesh kërkonte të mos zhvillohej ndeshja, mbrëmë na kërkonte të zbrisnim në fushë…”, përfundon Tevez për “AS”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online