Interi fitoi pastër me rezutatin 3-1 kundër Romës. Por edhe në një mbrëmje të tillë, Zhoze Murinjo ka arsye për t’u gëzuar sado pak. Tifozët e Interit nuk kanë për ta harruar kurrë suksesin që prekën me të në krye të pankinës, duke fituar tripletën nën drejtimin e “special one“.
Në momentin kur po luhej minuta e 73-të e sfidës dhe Interi po udhëhiqte 3-0, tifozët zikaltër kanë nisur të këndojnë në kor për Murinjon. Edhe pse këtë herë vinte në stadium si kundërshtar i tyre, “San Siro“ oshëtinte i gjithi për portugezin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
All of San Siro singing for Jose Mourinho via @tancredipalmeri pic.twitter.com/Dwn5mRThkj
— Siavoush Fallahi (@SiavoushF) April 23, 2022