VIDEO/ Interi prek kreun, zikaltrit “shtypin“ Romën e Murinjos dhe asfaltojnë rrugën drejt titullit kampion

Interi ka rimarrë kreun e Serisë A. Zikaltrit kanë mposhtur pastër me shifrat 3-1 Romën. Goli i parë ka ardhur në minutën e 30, kur Dumfris shfrytëzon një asist të Calhanoglusë për të dërguar topin në rrjetë. 10 minuta më vonë Brozoviç futet bukur në zonë dhe me të djathtën e tij realizon një gol fantastik.

Pjesa e parë përfundon me shifrat 2-0, ndërsa e dyta nis po përsëri me diktatin e Interit. Lautaro Martinez e çon topin në rrjetë pas ekzekutimit të një goditjeje nga këndi, duke trfishuar shifrat për zikaltrit. Roma kundërpërgjigjet në minutën e 85 me anë të Mkitarian, por atëherë ishte shumë vonë për të ndryshuar fatin e takimit. Interi merr tre pikë mjaft të rëndësishme për të kaluar 1 pikë sipër Milanit në tabelën e renditjes. Ekipit të Inzagit i aspfaltohet tashmë rruga drejt titullit kampion, teksa deri në fund të kampionatit kalendari nuk i rezervon asnjë kundërshtar të madh në letër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online