“Nuk erdha të bëja fenomenin këtu, jam mik i Interit”! Murinjo më në fund bën paqe me arbitrat: Dua ta përgëzoj Sozën sot

Zhoze Murinjo ka humbur me rezutatin 3-1 kundër Interit, por është larguar nga “San Siro” me ngrohtësinë e tifozëve kundërshtarë. Tripleta e fituar me Interin nuk harrohet në Milano, prandaj tifozët kanë treguar respektin e tyre ndaj portugezit duke e brohoritur gjatë lojës. Një veprim i tillë padyshim që ka kënaqur pa masë Murinjon, i cili e pranon diçka të tillë në konferencën për shtyp të dhënë pas ndeshjes.

“Më pëlqeu sepse erdhi vetëm kur ata nuk kishin më frikë nga ne. Jo në fillim, jo gjatë, por vetëm kur morën frymë të lehtësuar. Për nëntëdhjetë minuta isha armik, doja të fitoja dhe nuk erdha për të bërë fenomenin këtu. Jam mik i Interit. Më vjen mirë të degjoj që njerëzit nuk harrojnë, se jam i mirëpritur edhe si kundërshtar.

Gabimet e arbitrave ndaj Romës? Mund të thuash shumë gjëra, por nuk dua të flas për episode arbitrare kundër nesh. Sot dua të përgëzoj Sozën. Për të ishte një lojë e vështirë dhe lojtarët gjithashtu e ndihmuan me korrektësi dhe lojë të ndershme. Ne janë përmirësuar dhe mendoj vetëm për këtë, ndoshta edhe goli i dytë në minutën e 90-të do të kishte ushqyer sharmin e ndeshjes, por kjo është në rregull”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online