Kemi parë mënyra të ndryshme se si mund të firmosë një lojtar, por asnjëherë më parë si rasti i Xhejson Murijos, i cili është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Barcelonës. Mbrojtësi ka nënshkruar kontratën me katalanasit dhe është prezantuar para medieve, edhe pse klubi e kishte lajmëruar disa ditë më parë arritjen e marrëveshjes.
Ajo që i ka çuditur që të gjithë ka qenë se në prezantimin zyrtar, Murijo është shoqëruar edhe nga vajza e ti e vogël. Vogëlushja nuk ka nguruar që të shkojë te tavolina ku po bëhej prezantimi dhe të takonte jo vetëm babain e saj, por edhe presidentin Zhozep Bartomeu.
Sapo vajza ka parë stilolapsin, menjëherë e ka rrëmbyer atë dhe ia ka nisur që të lërë shenjën e saj në kontratën e babait. Për të mos u humbur reagimi i presidentit, i cili “frikësohet” nga fakti se mos kontrata nuk do të vlente më nëse do të zhubravitej.
https://www.instagram.com/p/Br5fWqFlR4a/