VIDEO | Mrekulli në Itali, portieri ndal dy penallti brenda… 2 minutave!

Mrekullitë e portierëve shpesh janë të pranishëm në ndeshjet e futbollit, por që të priten dy penallti brenda dy minutave, është më shumë se sa mrekulli.

Diçka të tillë e ka bërë portieri i Sirakuzës, në Serinë C italiane. Diamante Krispino ka pritur dy penallti brenda dy minutave, në ndeshjen mes Sirakuzës dhe Katanzaros.

Fillimisht arbitri akordoi një 11-metërsh në minutën e 65-të por Fishnaler u ndal nga portieri i vendasve. Dy minuta më vonë, Katanzaro fitoi të drejtën e një tjetër 11-metërshi dhe këtë radhë te pika e bardhë u afrua Biankimano, i cili pati të njëjtin fat me Fishanler, duke u ndalur nga portieri Krispino.

Në rrjetet sociale ka bërë bujë diçka e tillë, madje tifozët e Sirakuzës kanë nisur ta quajnë portierin e tyre “San Krispino”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *