Donis Avdijaj po përshtatet më së miri me ekpin e tij të ri. Pas eksperiencave të shunta dhe me kohëzgjatje të shkurtër, mr. 50 milionëshi duket se ka gjetur veten te Zurich. Sot sulmuesi shqiptar luan ndeshjen e tij të tretë me këtë skuadër, ku ka shënuar 2 gola brenda 25 minutave lojë.
Zurich-u është duke fituar me rezultatin 2-0 kundër Linfieldit dhe të dy golat mbajnë autorësinë e Avdijajt. Goli i parë u shënua në minutën e 11, ndërsa në të 25-n sulmuesi shqipat e shtyn topin me kokë drejt rrjetës. Ndeshja është e vlefshme për turin e tretë kualifikues të Europa League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/