Zyrtare/ Djali i Igli Tares gjen ekipin e ri pas largimit nga Lacio, drejtori sportiv: Lojtar premtues që vjen nga vendi i kampionëve të Europës

0

Etien Tare është larguar nga Lacio për të vijuar karrierën në Austri. Sulmuesi shtatlartë i është bashkuar ekioit të dytë të Rapidit të Vienës, me synimin për të zënë një vend në skuadrën A. Djali i Igli Tares ka firmosur një kontratë 1- vjeçare dhe shihet si një lojtar me mjaft potencial nga drejtori sportiv i klubit. Zoran Barishiç ka thënë se e sheh Etienin si një projekt të ri dhe emocionueses që vjen nga një kampionat serioz si ai i Italisë.

“Etiene Tare është një qendërsulmues shtatlartë që ka ende shumë potencial për zhvillim. Ne e shohim atë si një projekt të ri dhe emocionues, i cili tani duhet të fitojë përvojën e tij të parë të vlefshme në futbollin e të rriturve me ekipin tonë të dytë. Fakti që një lojtar premtues si ai kalon te ne nga vendi i kampionëve të Europës është gjithashtu dëshmi se fjala për cilësinë e stërvitjes në klubin tonë është përhapur shumë përtej kufijve kombëtarë”, ka deklaruar Zoran Barishiçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.