VIDEO/ Cikalleshi dhe Çekiçi mbeten pa Europë, i eliminon ekipi i… Ligës së Dytë të Zvicrës

Koniaspori është mposhtur me rezultatin 2-4 na Vaduzi dhe e ndërpret rrugëtimin në Europë në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Ekipi në të cilin luajnë edhe lojtarët e Kombëtares shqiptare, Cikalleshi dhe Çekiçi, janë eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3-5. Humbja e sotme erdhi befasishëm për turqit, që kaluan të parët në avantazh në minutën e 18, por pa mundur ta ruajnë rezultatin.

Vaduzi shënon dy gola në pjesën e parë, përkatësisht Sasere në minutën e 28 dhe Sutter tre minuta më vonë, si dhe tund rrjetën po aq herë në pjesën e dytë. Çiçek në minutën e 67 dhe Gasser në të 88-ën shuajnë çdo shpresë të mundshme të Koniasporit. Turqit ngushtojnë shifrat me Hadziahmetoviçin në minutën e 95, por goli vlen thjesht për statistikë.

Vaduzi është një rast unik në Europë, teksa luan në kampionatin zviceran, por në UEFA përfaqëson Federatën e Lihtenshtajnit. Klubi në fjalë ka fituar Kupën e Lihtenshtajnit, duke qenë se ky shtet nuk ka një kampionat të vetin, por nga ana tjetër luan në futbollin helvet, ku u rrëzua nga elita dhe këtë sezon luan në ligën e dytë të Zvicrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online