Bujar Pregja ka bërë moviolën e derbit mes Partizanit dhe Tiranës, teksa është i ftuari i përhershëm në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Arbitri i takimit, Hamiti, është vlerësuar me notën më të lartë së bashku me pjesëtarët e tjerë të gjykimit.
Asnjë gabim i bërë për të ndikuar në lojë, ndërsa edhe Starova ka komplimentuar herë pas here arbitrin kryesor dhe anësorët për vendimet e tyre gjatë shfaqjes së pamjeve. Debat kishte në studio gjatë përsëritjes së momentit për anulimin e golit të Partizanit, por sërish kishte dakortësi se nuk është gabuar. /Sport Ekspres/