“Kemi kënduar në dhomat e errëta të komunizmit”, Tirona Fanatics mesazh policisë: Nuk na bëni përshtypje

Tifozët vazhdojnë të mos lejohen të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit, pavarësisht se situata me pandeminë duket ndjeshëm më e normalizuar. Një paradoks i vërtetë, duke marrë përpara sysh faktin se mitingjet politike në kohë fushate nuk u ndalën për asnjë moment. Kjo ka shtyrë grupimin “Tirona Fanatics” të grumbullohet jashtë stadiumit për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës, Tiranën.

Por në rrugën e tyre janë hasur me kundërshtimin e forcave të rendit. Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare, “Tirona Fanatics” i përcjell një mesazh të pastër qeverisë dhe policisë së vendit nisur nga ngjarja e sotme ndërsa thekson se nuk do të ndalen më për asnjë moment për të mbështetur bardheblutë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Reagimi i “Tirona Fanatics”:
Sot, TF paralajmeroi nje mini-tubim simbolik ne mbeshtetje te skuadres para ndeshjes me morrat e kuq.
Duke qene koshient per situaten aspak normale te Covidit, TF ka rrespektuar me perpikmeri komplet situaten, duke shmangur grumbullimet pothuajse gjate gjithe kampionatit.
Duke pare ndodhite e fundit, bilancin e situates apo edhe tubimet e ndryshme qe jane mbajtur gjate 2 muajve te fundit, ne besuam se nje mini organizim mbeshtetes dhe simbolik nuk do te bente aspak problem, sidomos pas pamjeve te fundit te fushatave politike ku secili prej nesh ka pare masivitet nga te gjitha kahet politike dhe jo vetem…
Po kjo pak rendesi ka!
Ne momentin qe KOP-i Fanatics ka mberritur ne lokacionin e paralajmeruar jemi ndeshur menjehere me nje numer te pazakonte te Forcave te Rendit, te cilet thua se nuk kane jetuar e vepruar aspak ne vend gjate 2 muajve te fundit. Nje numer i madh forcash policie te cilet thua po prisnin te arrestonin kriminele e bandite e jo per te shmangur nje organizim tifozerik!
Stadiumet ne mbare boten po shkojne drejt nje hapje te pjesshme, e tubimet jashte stadiumit nga grupet Ultras tashme jane bere teresisht normale.
Pavaresisht padrejtesive apo paaftesise se uniformave blu dhe pseudo-eproreve te tyre ne zotohemi se kurre nuk do te mund te ndalojne e as intimidojne ate qe per kryeqytetin eshte nje nga asetet me te vlefshme, Tifozerine Bardhe e blu…
Ne nuk do ndalemi kurre, represioni e padrejtesia juaj thjesht na bejne me te forte…
Kenget tona jane kenduar neper rrajonet e dhomat me te erreta te sistemit komunist…
Ju nuk na beni aspak pershtypje!
GJITHMONE DHE VETEM ME TIRONEN KUNDER TE GJITHEVE DHE GJITHCKAJE!
Ne jemi Tirona…
Ne jemi Fanatics!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online