“E urova Starovën se fitoi titullin, 6 pikë larg Partizanit”! Artan Hoxha: Çfarë i ndodh në Air Albania? E do Tiranën në ambient të hapur

Barazimi i Partizanit ndaj Tiranës i shkoi për shtat Teutës, e cila u shkëput me tre pikë nga vendi i dytë. Durrsakët bënë detyrën ndaj Kastriotit dhe tashmë do të shkojnë në përballjen direkte ndaj Partizanit për dy rezultate, fitore ose barazim. Nga ana tjetër, fitorja e Partizanit ndaj Teutës nuk do ta siguronte fitimin e kampionatit, pasi të kuqtë kanë një ndeshje të vështirë ndaj Vllaznisë.

Gazetari i njohur Artan Hoxha ishte i ftuar në “Skaner” në MCN TV ku deklaroi se ka uruar drejtorin sportiv të Teutës, Starovën për fitoren e kampionatit. Si pas tij, Teuta e ka tashmë të siguruar kampionatin dhe se diferenca me Partizanin nuk është tre pikë, por 6 pikë pasi kanë për të zhvilluar dhe një ndeshje me Apoloninë.

“E kam uruar Starovën për titullin, e ka fituar Teuta. Nëse barazon Teuta me Partizanin ruan distancën e saj. Por Teuta nuk është tre pikë kundër Partizanit, është gjashtë pikë larg. Kjo pasi Teuta do të ndeshet me Apoloninë që ka rënë nga kategoria. Partizani ka kalendar më të vështirë.

Derbi? Partizani nuk ka fituar asnjë derbi kundër Tiranës në “Air Albania”. E humbi derbin e parë dhe pastaj humbi 5-1. Nuk e di se çfarë i ndodh Partizanit me Tiranën në këtë stadium, e do në ambient të hapur, jo në ambient të mbyllur Tiranën”, tha Artan Hoxha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online