VIDEO/ Motivimi që u përkthye në sukses, ja sesi kapiteni Broja ndezi kuqezinjtë përpara fitores me Andorrën U21

Shqipëria U21 e nisi me këmbën e mbarë rrugëtimin në kualifikueset për Kampionatin Europian. Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi hodhi një hap pozitiv në takimin e hapës kundër Andorrës U21, të cilën e mposhtën me shifrat e thella 0-3. Por pas këtij rezultati qendronte edhe motivimi i lartë i lojtarëve, të cilët prej dhomës së zhveshjes hynë të karikuar në fushë.

Ishte kapiteni Armando Broja ai i cili ndezi shokët e skuadrës përpara se të niste përballja me fjalimin e bërë përpara nisjes së përballjes. Të gjithë të bashkuar në dhomat e zhveshjes dëgjuan fjalët e talentit të Chelsea-t, i cili bëri të qartë se kishin udhëtuar për në Andorra vetëm për fitore. Motivim ky që në fund u përkthye në sukses, me Shpresat që triumfuan 3-0 kundër rivalëve të tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online