VIDEO | Morina gol të artë, Prishtina thyen Llapin në shtesë

Prishtina ia ka dalë të fitojë në shtëpi me Llapin, në një ndeshje që u vendos në minutat shtesë dhe u mbyll me rezultatin 2-1. Heroi i bardhekaltërve ishte sulmuesi Mario Morina, i cili realizoi golin e fitores.

Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa u gjend në disavantazh që në minutën e dhjetë, kur mesfushori Behar Maliqi arriti të shënojë me një goditje me kokë. Prishtina u mundua të barazonte, por nuk ia doli dot në 45 minutat e para.

https://www.facebook.com/FCPrishtina/videos/980516175484748/

Marsh tjetër më pas dhe Khalid kur ishte mbushur një orë lojë arrit të mposhtë portierin Haxho dhe rezultati u bë 1-1. Prishtina kërkonte fitoren, por nga ana tjetër ishte Lllapi. Kundërshtari ka pretendimet e veta në kampionat dhe gjithashtu donte maksimumin.

Gjithçka u vendos në minutën e 91-të, kur Mario Morina me një goditje brenda zonës e ccoi topin drejt e në rrjetë, duke i dhënë kështu Prishtinës tre pikë të arta.

https://www.facebook.com/FCPrishtina/videos/308798943280791/

IPKO SUPERLIGA – JAVA 9

Prishtina-Llapi 2-1
Shënues:
Khalid 60’, Morina 91’ / Maliqi 10’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *