Monako po kalon një nga sezonet e tij më të këqija të viteve të fundit, teksa ka që në muajin gusht që nuk provon shijen e fitores dhe ndodhet në vendin e parafundit në kampionat. Javën e shkuar klubi nga principata emëroi në krye të ekipit, Tierri Henrin, i cili për herë të parë merr drejtimin e një ekipi si trajner i parë.
Ditën e sotme Monako do të sfidojë belgët e Klub Bryzhit, të cilët i presin në shtëpi francezët. Një ditë përpara takimit në konferencën e zakonshme që mbahet përpara medias, kanë qenë për të folur pikërisht, Tierri Henri dhe Juri Tilemans.
Tekniku francez ka bërë një gjest, i cili është ka shkaktuar mjaft humor në dhomën e konferencës. Tilemans është pyetur nga gazetarët se si i duket trajneri i ri dhe si po shkojnë gjërat. Në momentin që lojtari belg do të përgjigjej Henri ka ndërhyrë duke i thënë të bëjë kujdes me përgjigjen që do të japë dhe kjo batutë ka shkaktuar shumë të qeshura te të pranishmit në sallë.