VIDEO  |  Momenti i Durmishajt, sulmuesi “shpërthen” në Greqi

Fiorin Durmishaj rikthehet te goli. Sulmuesi, i cili aktivizohet në Greqi me klubin e Panionosit, ka shënuar të dy golat në fitoren 2-0 të skuadrës së tij në transfertën ndaj Apollon Smirnas. Gola që vijnë në momentin e duhur, pasi 21-vjeçari nuk kishte mundur të gjente rrugën e rrjetës në pesë aktivizimet e mëparshme të këtij fillim sezoni.

Në të dy episodet Durmishaj tregoi se zotëron një “nuhatje” për golin. Goli i parë erdhi në minutën 37-të. Sulmuesi i kombëtares së shpresave shfrytëzoi më së miri një top të Spiridonoviç dhe tundi për herë të parë rrjetën në këtë sezon në kampionati grek. Goli i dytë erdhi vetëm pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Përsëri nga një top i harkuar, që Durmishaj e çoi drejt portës së kundërshtarëve më një goditje me kokë.

https://twitter.com/yunanfutbolu/status/1046414650718527488

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online