VIDEO/ Mirlind Daku i tund rrjetën edhe Zenitit të vendit të parë, shënon golin e 6 në Rusi

Mirlind Daku po gëzon një formë mjaft të mirë përpara fillimit të Euro 2024. Sulmuesi shqiptar i ka tundur rrjetën edhe Zenitit të Shën Petërburgut, i cili kryeson kampionatin rus.

Lojtari 26-vjeçar zotëroi një top në hyrje të zonës, nga ku arriti ta ndalte me sukses pas shpinës së portierit kundërshtar. Ky është goli numër 6 i Dakut në kampionatin rus. Sulmuesi kuqezi numëron gjithashtu edhe 4 asiste me fanellën e Rubin Kazanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/