Milano është pushtuar nga ngjyrat kuqezi mbrëmjen e sotme. Interi është thyer me shifrat 1-2, ndërsa derbi është vulosur që në pjesën e parë. Zllatan Ibrahimoviç tregon edhe njëherë tjetër peshën e tij në skuadër, pavarësisht moshës së tij 39-vjeçare.
Sulmuesi suedez ka zgjuar “djallin” që në minutën e 13 të ndeshjes, kur mposht Handanoviçin për herë të parë. Nga penalltia nuk do të tregohej i saktë, por topi u kthye sërish në këmbët e tij dhe nuk mund të gabonte sërish. Ndërkohë vetëm 3 minuta më vonë tund rrjetën sërish pas një pasimi nga Leao.
Nga ana tjetër Romelu Lukaku kundërpërgjigjet po në 45 minutat e parë të këtij derbi, duke e ndezur edhe më shumë atmosferën. Megjithatë goli i sulmuesit belg nuk do të shërbente për të ndryshuar fatin e takimit, pasi përballja më e rëndësishme në Serie A do të mbyllej me shifrat 1-2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/matsiko_reagan/status/1317504472592097283
https://twitter.com/Andersinho_ITA/status/1317499724254093317
El Milán se llevó el Derbi de la Madonina. ? ??
Con el gol de Lukaku el Inter pudo descontar, sin embargo, no lograron revertir los dos goles que Zlatan marcó al inicio del encuentro. ? ? pic.twitter.com/P9bCcw6RTo
— ESPN Deportes (@ESPNDeportes) October 17, 2020