VIDEO/ Mesi kthehet në furnizuesin e Mbapesë, asist fantastik nga ylli argjentinas në përmbysjen e PSG-së

PSG-ja ka fituar me rezultatin 3-1 këtë mbrëmje kundër St. Etienit. Këta të fundit ishin të parët që kaluan në avantazh, por parisienët ia dolën të përmbysnin shifrat përgjatë 90 minutave. Lionel Mesi ka nisur të gjejë veten në Ligue 1, teksa gjithnjë e më tepër po kthehet në protagonist për gjigantët francezë.

Me sa duket këtë sezon ylli argjentinas ka lënë mënjanë golat e tij, por është kthyer në një nga furnizuesit më të mirë për shokët e skuadrës, veçanërisht për Mbapenë. Fituesi i Topit të Artë dhuroi një asist fantastik në golin e parë të PSG-së, ku arriti të lexojë lëvizjen e Mbapesë për ti shërbyer kështu topin në zonë.

Gjithashtu edhe në rastin e golit të dytë ishte pikërisht Mesi, që pasi shmang dy kundërshtarë në një hapësirë të ngushtë e nxjerr bukur topin për sulmuesin francez, që nuk gabon për të tundur rrjetën. Në fundi ishte Danilo ai që vulos rezultatin në 3-1, duke shënuar me kokë pas një harkimi perfekt të Kilian Mbapesë./Halit Delibashi-Sort Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online