Seferi është idhulli bardheblu! Tifozi i kërkon fanellën me lot në sy, ishte “qershia mbi tortë” pas triumfit të thellë me Laçin

Tirana mori sot një fitore të thellë, teksa mposhti 4-1 Laçin. Një duel delikat ky, që vendoste shumë sa i përket ecurisë drejt titullit kampion, duke qenë se kurbinasit ishin afruar vetëm 3 pikë larg kryeqytetasve. Protagonist në fushë ishte përsëri Taulant Seferi, i cili ishte autori i njërit prej katër goalve të shënuar.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare udhëheq listën e golashënuesve në “Abissnet Superiore” dhe është kthyer në idhullin e tifozerisë bardheblu. Diçka e tillë u dëshmua edhe sot, teksa një tifoz me lot në sy kërkon fanellën e 25-vjeçarit me anë të një pankarte ku lexohej: “Taulant Seferi, a mund të kem fanellën tënde të lutem”?

Sigurisht që dëshira e tij është plotësuar. Pas vërshëllimës përfundimtare, Seferi ka hequr fanellën që mbante veshur për t’ja dhuruar tifozit të tij. Kjo dhuratë ishte edhe “qershia mbi tortë” për këtë mbështetës të Tiranës, që pas emocioneve të bukura të marra nga triumfi i thellë ndaj një kundërshtari të drejtpërdrejtë, shkon në shtëpi edhe me fanellën e idhullit të tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online