PSG vazhdon me një tjetër barazim në kampionat, këtë herë në fushën e Lens. Yjet e skuadrës së Pocchetinos nuk arrijnë të prodhojnë lojë të rrjedhshme, duke e pasur shumë të vështirë për të treguar dominancën e tyre. Me dëmtimin e Neymar, në vend të tij luajti Di Maria, ndërsa në qendër Mauro Icardi që zuri pozicionin e Kylian Mbappe. Në të djathtë i përhershmi, Lionel Messi, që vazhdon të jetë shumë larg formës tek Barcelona.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, me Lens, e cila mbrohej shumë mirë. Në minutën e 62-të, Fofana suprizon miqtë duke kaluar në avantazh falë edhe gafës së Navas pasi Mesi humbi topin. Teksa ndeshja po shkonte drejt fitores së Lens, Ëijnaldum realizon në minutën e 92-të, duke mbyllur gjithçka në 1-1. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
MESSI LOSING THE BALL AND LENS SCORE. ???pic.twitter.com/cZin1lA8kK
— Mu. (@FutbolMuu) December 4, 2021