VIDEO/ Atalanta trondit Napolin në shtëpi, përmbys sfidën dhe i shkon vetëm 4 pikë larg Mianit kryesues

Atalanta është nga ato ekipe që di të japë spektakël në fushën e lojës. Bergamaskët po vazhdojnë të tregojnë një nivel të lartë në Itali dhe në Europë, duke prodhuar një futboll të bukur për syrin e tifozëve. Zikaltrit kanë tronditur Napolin në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Atalanta ka mposhtur të kaltrit me rezultati 2-3, duke përmbysur sfidën në pjesën e dytë. Goli i parë u shënua që në minutën e 7 nga Malinovski, por 5 minuta para përfundimit të pjesës së parë Zielinski barazon shifrat.

Pjesa e dytë ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Napolin, teksa vetëm 120 sekonda pas fillimit të saj Mertens ka kaluar të kaltrit në avantazh. Megjithatë epërsia nuk do të zgjaste për shumë kohë. Demiral kthen përsëri baraspeshën në të 66-n, ndërsa 5 minuta më vonë Frojler përmbys gjithçka. Atalanta shkon kështu në kuotën e 34 pikëve, vetëm 4 më pak se Milani kryesues./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Bau_Nickk/status/1467242510087069697

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online