VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares tund rrjetën, Peter Olainka i shuan festën vetëm 3 minuta më vonë

Përballja e sotme mes Karvinës dhe Slavias së Pragës ka gjetur si protagonist dy emra të njohur për sportndjekësit shqiptar. Kryeqytetasit kanë fituar me shifrat 1-3, ndërsa golin e nderit për vendasit e ka realizuar Kristi Qose. Mesfushori i Kombëtares kuqezi ka ekzekutuar me saktësi një 11 metërsh të skuadrës së tij dhe në minutën e 82-të i ngushton shifrat në 1-2.

Por gëzimi i tij nuk zgjat shumë, pasi vetëm 3 minuta më vonë ishte Peter Olainka ai që shuan përfundimisht festën e Qoses. Ish-sulmuesi i Bylisit dhe Skënderbeut gjendet i pamarkuar në zonë dhe me lehtësi e dërgon topin në rrjetë, duke vulosur kështu fatin e këtij takimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online