VIDEO/ Nuk e mbajnë nervat, Konte shpërthen në protesta me arbitrin: Je gjithmonë ti!

0

Interi është ndalur në një barazim pa gola me Udinezen, duke mos përfituar për t’ju afruar edhe më tepër Milanit kryesues. Një rezultat i tillë e ka shtuar tensionin në kampin zikaltër, ku Antonio Konten nuk e mbajnë më nervat në fundin e lojës. Gjyqtari ka akorduar 4 minuta shtesë, ndërsa trajneri italian nuk ishte dakort dhe proteston për më tepër.

Pavarësisht se paralajmërohet nga kryesori, Konte nuk i ndal protestat e tij, duke bërë që arbitri ti tregojë kartonin e kuq, së bashku me menaxherin Oriali. Një njeri ekspresiv i kreu i pankinës zikaltër nuk mund t’i kursente fjalët pas daljes me të kuq, duke iu drejtuar gjyqtarit:

“Je gjithmomë ti Mareska. Edhe me VAR je gjithmonë ti. Je gjithmonë ti. Bravo Mareska“. Ndërkohë arbitri italian i është drejtuar menaxherit Oriali me fjalët: “Duhet ta pranosh kur nuk fiton”. Ndërkohë mësohet se debate ka vazhduar edhe në tunelin për në dhomat e zhveshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.