VIDEO/ Merr formë grupi i parë! Holanda e mbyll në krye, Senegali fiton “finalen“ e tij me Ekuadorin dhe bëhet i pari ekip afrikan që kalon grupin

Ka marrë trajtën përfundimtare grupi i parë në Kupën e Botës. Holanda është ajo që e mbyll në krye Grupin A pas fitores së sotme 2-0 kundër Katarit. Gakpo shënoi në minutën e 26, duke realizuar golin e tij të tretë në këtë Botëror. Në minutën e 49 ishte De Jongu ai që shënoi përsëri për Holandën, duke i shkaktuar kështu Katarit humbjen e tretë në po aq të zhvilluara.

Në krahun tjetër Senegali ka fituar “finalen” e tij me Ekuadorin. Kualifikimi i këtyre dy Kombëtareve varej pikërisht nga kjo ndeshje, por ishin afrikanët ata që në fund prenë një biletë për në fazën e 1/16-ave. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 44-t kur Sarr fiton një 11 metërsh, të cilin e ekzekuton me sukses po ai vetë.

Ekuadori kundërpërgjigjet në minutën e 67 me Kaisedon, por festa zgjat vetëm tre minuta. Kulibali kthehet në një sulmues, teksa shkund rrjetën e amerikano-jugorëve dhe dëron Senegalin në vendin e dytë. Këta të fundit bëhen ekipi i parë afrikan që siguron kalimin e grupit në këtë Kupë Bote./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online