Pamjet e djaloshit që bënte shqiponjën me dy krerë përpara lojtarëve serb u bënë virale mediat shqiptare. Ai quhet Ahmed Al Sheikh është është një banor i Katarit. Ahmedi ka folur në një video të bërë për gazetën “Blic”, ku tregon edhe lidhjen e tij me shqiptarët. Al Sheikh-u rrëfen se ka mësuar për Shqipërinë nga një mik i tij, djali i ambasadorit të Kosovës, dhe se është ndjerë si në shtëpinë e tij në momentin që ka shkelur në vendin tonë.
“E kam mësuar shqiponjën nga një shok i imi, i cili është djali i një ambasadori të Kosovës. Ai më ka treguar shumë për lu.ftën. Për mua personalisht shqiptarët janë të sjellshëm, shumë mikpritës. Gjatë vizitës sime në Shqipëri ata më bënë të ndihem si në shtëpinë time. Jam lindur dhe rritur në Katar. Që nga vizita ime në Shqipëri, unë gjithmonë kam qenë tifoz i juaji. Dy lojtarët e mi të preferuar janë Broja dhe Muriqi. Rroftë Shqipëria”, ka thënë Ahmed Al Sheikh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/