VIDEO | Merkato në Finlandë, Partizani e mbyll me një mesfushor

Partizani nuk e ka mbyllur ende merkaton. Së fundmi klubi ka afruar edhe një mesfushor të djathtë, i cili luan edhe në prapavijë. Ai vjen nga Finlanda dhe quhet Kevin Mombilo. Futbollisti 25-vjeçar, me origjinë nga Kongo, është i lirë. Sot lojtari firmos një kontratë 18 mujore me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Ai ka mbyllur bashkëpunimin me PS Kemi këtë janar, ndërkohë që në Finlandë është aktivizuar me disa skuadra si Inter Turku, PK-35 Vanta, Jaz, Honka, Pallohonka dhe Klubi-04. Mombilo vjen në Shqipëri me ndërmjetësimin e menaxherit Denis Cani, ndërkohë që Mombilo është pjesë e agjencisë Zuka Soccer Sport Management.

Mombilo sezonin e fundit ka luajtur rregullisht, teksa numëron 18 takime si titullar me PS Kemi. Mesfushori ia ka dalë të realizojë edhe një gol. Ai ka qenë edhe pjesë e kombëtareve të moshave të Finlandës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online