Ndeshjet e ditës së sotme na kanë njohur edhe me finalistët e Kupës së Shqipërisë. Teuta-Skënderbeu dhe Vllaznia-Laçi ishin dy gjysmëfinalet e luajtura në orën 16:00, nga ku janë mësuar ekipet që kanë siguruar biletën për më tej. Migen Memelli prek suksesin e madh me Skënderbeun, teksa ka mposhtur me shifrat 0-2 durrsakët, që momentalisht udhëheqin kampionatin.
Një arritje e madhe kjo për juglindorët, të cilët javët e fundit kanë dhënë sinjale pozitive dhe nuk janë stepur në fushë as ndaj ekipeve që pretendojnë trofe këtë sezon. Ndërkohë në krahun tjetër Vllaznia thyen më në fund “mallkimin” me Laçin. Kuqeblutë nuk numëronin asnjë fitore kundër kurbinasve në ndeshjet e luajtura deri më tani, por ky bilanc negative merr fund sot. Vllaznia ka fituar me rezultatin minimal 1-0, duke prekur kështu finalen e Kupës së Shqipërisë. Ky kompeticion është një objektiv i rëndësishëm për shkodranët, të cilët mund të sigurojnë në këtë mënyrë pjesëmarrjen në Europë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
LIVE, Teuta-Skënderbeu 0-2 Meksi 2′, Berisha 44′
45′ Berisha largohet me të kuq pasi hoqi fanellën dhe e kishte më parë një karton të verdhë.
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Xhekson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi
Trajner: Edi Martini
Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Vitija, Bajrami, Sadriu, Zguro, Vangjeli, Taipi, Mara, Berisha, Mensah
Trajner: Migen Memelli
LIVE, Vllaznia-Laçi 1-0 Hoxhaj 21′
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Viktor Da Silva, Hoxhaj, Dilaver
Trajner: Tomas Bërdaric
Laçi: Sherri, Marku, Malota, Ignjatoviç, Obanor, Musta, Lushkja, Deliu, Bytyçi, Shehu, Xhixha
Trajner: Shpëtim Duro