E bujshme/ Revolucion në futboll! UEFA mendon heqjen e golit në fushën kundërshtare, ja sesi do vendoset…

Erdhi momenti që edhe UEFA të bëjë disa ndryshime në rregullat e lojës duke prekur temën më të komentuar që ka ngjallur gjithmonë diskutime: “Goli në fushë kundërshtare”. Shpeshherë ndeshjet vendosen në këtë mënyrë për të përcaktuar fituesen e çiftit të përballjes me ekipin që ka shënuar më tepër gola në fushën kundërshtare.

“The Sun” shkruan se UEFA po mendon që ta heq këtë rregull pjesërisht, për të parë më pas edhe heqjen totale të tij. Pra në ditët e ardhshme mund të vijë edhe zyrtarizimi që në sezonin 2021-2022, çdo gol i shënuar në kohën shtesë nuk do të ketë më fuqi të dyfishtë si i realizuar në fushën kundërshtare, por do të vlejnë si tani vetëm ato që shënohen brenda kohës së rregullt.

Përse pikërisht tani? Kjo pasi cilësohet si tërësisht absurde në momentin që nuk lejohen tifozët në shkallët e stadiumit dhe skemës i humb tërësisht kuptimi pasi nuk ka presion që vjen nga shkalla e stadiumit. Për më tepër shumë ndeshje të “Champions League” luhen në vende neutrale. Rasti i fundit ishte përballja mes Portos dhe Chelsea që u luajt në “Estadio Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilje. Imagjinoni për një moment sikur kjo ndeshje të vendosej me rregullin e golave të shënuara më tepër në fushën kundërshtare, kur u zhvillua në stadium neutral. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online