Uest Hemi u rikthye te fitorja në kampionat një natë më parë, teksa triumfoi pastër me shifrat 3-1 ndaj Fulhemit të Klaudio Ranierit. Golat e sfidës u shënuan nga Diop, Antonio dhe Havier Hernandez, ose siç njihet nga të gjithë, Ciçarito.
Pikërisht ky i fundit, me golin e realizuar një natë më parë, shënoi një rekord të ri. Sulmuesi, u bë lojtari i parë meksikan, i cili kap kuotën e 50 golave në Premier Ligë. Këtë sezon, 30-vjeçari ka tundur rrjetën pesë herë, ndërsa një sezon më parë shënoi plot 8 gola.
50 – Javier Hernandez has become the first Mexican player to score 50 Premier League goals; all 50 have been scored inside the box. Opportunist. #WHUFUL pic.twitter.com/4I8fIVwFPF
— OptaJoe (@OptaJoe) February 22, 2019
Gjithashtu, Hernandez është aktivizuar dhe me Mançester Junajtid më parë, ku dhe bëri debutimin e tij në Evropë. Plot katër sezone e gjysmë me fanellën e “djajve të kuq”, ku shënoi 37 gola në total. Më pas kalimi te Reali, Leverkuseni dhe kthimi në Premier Ligë, ku aktualisht është te Uest Hemi.