Dimitri Payet ka shënuar një gol spektakolar sonte në ndeshjen e Konferencës së Ligës mes Marsejës dhe PAOK-ut, ndoshta më të bukurin të vitit 2022 deri tani. Futbollisti francez ka shënuar shumë gola spektakolar gjatë karrierës së tij, por goli i mbrëmjes së sotme është diçka vërtet e veçantë.
Cengiz Under ka goditur nga këndi dhe ka gjetur Payet rreth 25 metra larg portës së PAOK-ut. Pa e menduar dy herë vjen edhe goditja e rrufeshme si një vetëtimë e cila ka vetëm një përfundim rrjetën. Shokët e ekipit nuk i besojnë syve, kundërshtarët më shumë… /Sport Ekspres/