“Kush tha që jemi mundur sot?”! Humbi rrugën për Tiranë, Murinjo vjen me tjetër spektakël: Bari sintetik është sport tjetër, na duhen dy anësorë dhe një arbitër

Roma vazhdon që ta ketë një mallkim të vërtetë Bodo Glimt. Pas humbjes me shifrat 6-1 në grupe ka ardhur edhe një tjetër mposhtje në të njëjtën transfertë. Këtë herë ekipi italian është mundur në shifrat 2-1 duke humbur disi rrugën për finalen e Conference League që do të zhvillohet në Tiranë.

Por pavarësisht shifrave, për Murinjon kjo nuk është humbje pasi nuk bëhet fjalë për kampionat. Asnjë dyshim nuk ka portugezi se Roma do të jetë në gjysmëfinale dhe do të fitojë në ndeshjen e kthimit, vetëm se bën thirrje për arbitra të mirë. “Nuk jemi mundur sot, humbëm 2-1, por kemi një tjetër pjesë për të luajtur. Humbje është kur luan në kampionat, aty humbet pikë. Anjëherë nuk kemi fituar në tre ndeshje ndaj Bodo Glimt, por ajo që quhet realisht është ndeshja tjetër.

Ne e fitojmë atë dhe do të jemi në gjysmëfinale. Bari sintetik? E dinim fare mirë se është sport tjetër, shkaku janë dëmtimet dhe falenderojmë ata që na lejuan të luajmë në këto lloj fushash, Mancini është dëmtuar keqazi sonte. Ishte një dëmtim vetëm për shkakun e fushës. Tani na duhet një arbitër dhe dy anësorë të mirë për ndeshjen tjetër”, tha Murinjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online