Vllaznia vijon dominimin absolut në futbollin e femrave, teksa një ditë më parë ka shkatërruar me shifrat 0-6 ekipin Juban Danja.
Në këtë takim ra në sy si gjithmonë, e zakonshmja Megi Doçi, e cila shënoi një tripletë. Gjithsesi, njëri nga golat ishte ai që vodhi më së shumti vëmendjen, pasi shkodranja shënoi një perlë të vërtetë.
Doçi realizoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi nga thuajse 40 metra, duke e ndaluar topin në trekëndësh. Video flet qartë dhe nuk ka nevojë për shumë koment…