Makthi i Monakos po vjen drejt fundit. Rikthimi i Leonardo Zhardim ka sjellë më në fund rezultatet e pritura. Nënkampionët e Francës mundën Nantën me rezultatin minimal 1 – 0 dhe tanimë mund të marrin frymë lehtësish, pasi më në fund janë larguar nga zona e rënies, ku ndodheshin prej më shumë se tre muajsh.
Kjo ishte ndeshja e tretë që Monako nuk njeh humbje në kampionat. Sigurisht nuk është diçka për t’u krenuar, por duke marrë parasysh situatën në të cilët ndodhet klubi kjo statistikë vlen shumë.
Heroi i takimit të sotëm ishte portugezi Gelson Martins. Huazimi nga Atletiko ka qenë lëvizja perfekte për të dyja palët. Futbollisti 23-vjeçar tani po merr minuta të plota në Francë, ku ka qenë shumë efikas me 2 gola në katër takime.
Monako 1 – 0 Nantes
Shënues: G.Martins 13′