VIDEO/ Më në fund frymëmarrje në Kosovë, ish-sulmuesi i Kukësit i zgjidh ndeshjen dardanëve

Më në fund tifozët mund të gjejnë pak qetësi dhe të marrin frymë lirisht në Kosovë. Pas atyre rezultateve zhgënjyese që kanë mbizotëruar kohët e fundit, janë dardanët e vegjël ata që rikthejnë përsëri shijen e fitores. 21-vjeçarët e udhëhequr nga Rafet Prekazi kanë mposhtur me shifrat minimale 1-0 bashkëmoshatarët e Andorrës.

Ishte ish-sulmuesi i Kukësit ai që zgjidhi ndeshjen për përfaqësuesen e Kosovës. Mirlind Daku ndjek mirë aksionin e skuadrës së tij dhe i gjendur në vendin e duhur në zonë e dërgon topin në rrjetë, duke i falur kështu avantazhin dardanëve. Një gol që mban vlerën e fitores ky i Dakut, i cili kthehet në shpëtimtarin e përfaqësueses së tij mbrëmjen e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online