“Duhet ta heqim qafe Ligën e Kombeve“, Venger shpërthen kundër kompeticionit: Po të pyesësh njerëzit rrugës…

Liga e Kombeve duket se ka krijuar pakënaqësitë e para në radhët e personazheve të njohur të botës së futbollit. Arsen Venger ka bërë të qartë qendrimin e tij kundër këtij kompeticioni. Në një prononcim për prestigjozen gjermane “Bild“, ish-trajneri i Arsenalit shpërthen duke thënë se duhet hequr njëherë e më parë ky turne, si dhe sugjeron të luhet secilin vit një Kupë Bote ose një Kampionat Europian.

“Duhet ta heqim qafe Ligën e Kombeve dhe të gjejmë evente më të qarta që të gjithë i kuptojnë. Nëse pyet njerëz rrugëve se çfarë është Liga e Kombve, nuk gjen shumë që janë në gjendje ta shpjegojnë. Na duhen sa më pak kompeticione të jetë e mundur. Një Kupë Bote dhe një Kampionat Europian çdo vit do të ishte më e përshtatshme për një botë moderne”, ka thënë Arsen Venger./Halit Delibashi-Sport Ekpsres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online