UEFA i dha besim gjyqtarëve shqiptarë, Hamiti sinjalizon 7 herë golin e Holandës

UEFA vendosi t’i besojë drejtësinë në arenën ndërkombëtare 4-shes shqiptare të arbitrave. Eldorian Hamiti së bashku me Ilir Tartarajn, Nertil Bregasin dhe Olsid Feratajn gjykuan takimin e sotëm mes Qipros U21 dhe Holandës U21. Një ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2021 për 21-vjeçarët që dhuroi spektakël nga tulipanët e vegjël.

Hamiti ka sinjalizuar plot 7 herë golin e Holandës, pasi aq ishte numri i herëve që portieri i Qipros u detyrua të nxirrte topin nga rrjeta e portës së tij. Rezultati flet qartë dhe nuk ka dyshime mbi dominimin total të “portokallinjve” gjatë takimit. Ndërkohë 5 kartonë të verdhë janë nxjerrë nga xhepi i Eldorian Hamitit, që gjithashtu ka akorduar edhe një penallti për holandezët në minutën e 90 të ndeshjes, që u përkthye më pas në gol nga Kaj Sierhuis./Halit DElibashi-Sport Ekpsres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online