VIDEO/ Mbyllet mes diskutimeve dhe polemikave në Shkodër, lojtarët e Teutës i kërkojnë llogari arbitrit

Pak minuta më parë janë mbyllur katër ndeshjet e Superiores. Kukësi arriti të fitonte me shifrat 3-0 ndaj Laçit falë perlës së Ndrecës nga goditja e dënimit dhe dopietës së Barbosës, që erdhi nga stoli për të siguruar tre pikët. Me këtë fitore verilindorët largohen nga zona e ftohtë pas shumë javësh dhe lënë Erzenin pas vetes.

Nga krahu tjetër Kastrioti bëri surprizën duke mundur Egnatian 1-0 falë golit të Grecës. Po ashtu Bylisi mundi Erzenin me shifrat 1-2 falë dopietës së Kacorrit, duke zhvlerësuar realizimin e Alan. Pavarësisht se shumëkush i mendoi të rrëzuara, Bylisi dhe Kastrioti kanë hyrë në vallen e mbijetesës. Gjithashtu Vllaznia bëri hap pozitiv duke fituar 1-0 me Teutën falë golit të Cobës në minutën e 8 të takimit.

Por në këtë ndeshje të fundit ka pasur shumë kontestime. Lojtarët e Teutës nuk ishin aspak të kënaqur me gjykimin dhe në fund të ndeshjes kërkonim më shumë minuta, ndryshe nga vendimi i arbitrit për të mbyllur takimin. Disa prej lojtarëve kanë shkuar që të kërkojnë llogari te arbitri për mënyrën sesi e ka mbyllur ndeshjen, pasi gjatë 10 minutave shtesë ka pasur jo pak ndërprerje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online