VIDEO/ Mbyllen ndeshjet e Superiores! Kukësi lë zonën e ftohtë, Kastrioti dhe Bylisi kthehen në vallen e Superiores me fitoret, Vllaznia mund Teutën

Pak minuta më parë janë mbyllur katër ndeshjet e Superiores. Kukësi arriti të fitonte me shifrat 3-0 ndaj Laçit falë perlës së Ndrecës nga goditja e dënimit dhe dopietës së Barbosës, që erdhi nga stoli për të siguruar tre pikët. Me këtë fitore verilindorët largohen nga zona e ftohtë pas shumë javësh dhe lënë Erzenin pas vetes.

Nga krahu tjetër Kastrioti bëri surprizën duke mundur Egnatian 1-0 falë golit të Grecës. Po ashtu Bylisi mundi Erzenin me shifrat 1-2 falë dopietës së Kacorrit, duke zhvlerësuar realizimin e Alan. Pavarësisht se shumëkush i mendoi të rrëzuara, Bylisi dhe Kastrioti kanë hyrë në vallen e mbijetesës. Gjithashtu Vllaznia bëri hap pozitiv duke fituar 1-0 me Teutën falë golit të Cobës në minutën e 8 të takimit. /Sport Ekspres/

Erzeni-Bylis 1-2 79′ Alan/ Kacorri 59′, 83′

Kukësi-Laçi 3-0 Ndreca 59′, Barbosa 88′, 90′

Kastrioti-Egnatia 1-0 Greca 80′

Vllaznia-Teuta 1-0 Coba 8′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online