“Sot u dogjën në lloto ata që menduan se Erzeni fiton”! Trajneri i Bylisit është i veçantë: Erdhëm, pamë dhe fituam

Pak minuta më parë janë mbyllur katër ndeshjet e Superiores. Kukësi arriti të fitonte me shifrat 3-0 ndaj Laçit falë perlës së Ndrecës nga goditja e dënimit dhe dopietës së Barbosës, që erdhi nga stoli për të siguruar tre pikët. Me këtë fitore verilindorët largohen nga zona e ftohtë pas shumë javësh dhe lënë Erzenin pas vetes.

Nga krahu tjetër Kastrioti bëri surprizën duke mundur Egnatian 1-0 falë golit të Grecës. Po ashtu Bylisi mundi Erzenin me shifrat 1-2 falë dopietës së Kacorrit, duke zhvlerësuar realizimin e Alan. Pavarësisht se shumëkush i mendoi të rrëzuara, Bylisi dhe Kastrioti kanë hyrë në vallen e mbijetesës. Gjithashtu Vllaznia bëri hap pozitiv duke fituar 1-0 me Teutën falë golit të Cobës në minutën e 8 të takimit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për Oversport:

Shensoji: “Sot erdhëm, pamë dhe fituam. Nuk ka filozofi. Ne kemi luajtur gjithmonë futboll, thjesht nuk po realizonim dot. Ata që luajnë lloto, menduan se Erzeni luan brenda dhe fiton, por në fakt ne nuk kishim se çfarë të humbisnim më. Kjo ishte një ndeshje si Play Out për ne dhe ne fituam ndeshjen në aspektin psikologjik. Erzeni humbi se kishte shumë stres. Mund të kishim shënuar dhe tre apo katër gola të tjerë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online