Reali i Madridit konfirmon përsëri veten si ekipi më i lavdishëm në historinë e Champions League-s. Ky kompeticion është terreni i “los blancos”, që sot fitojnë për të 14-n herë trofeun veshëgjatë. Reali ka mposhtur në finalen e Parisit Liverpool-in me rezultatin minimal 1-0.
Goli erdhi në minutën e 59 dhe mban autorësinë e Vinicusit. Por merita më e madhe sot i takon një tjetër lojtari. “Mbretërit e Europës” i falen duarve të Coutois. Portieri belg ishte në një formë të jashtëzakonshme, duke bërë disa pritje të mrekullueshme për t’i mohuar golin Liverpool-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
REAL MADR?D ÖNDE!
Gool ?? 59’ #Vinicius Junior#Liverpool 0-1 #RealMadrid #UCLfinal
pic.twitter.com/KoUdmehwI2— ????? ??-?????? (@ElcezeriMedyaTv) May 28, 2022