VIDEO/ Mbape bën “gjelat” të këndojnë për të festuar kualifikimin, Danimarka rrezikon seriozisht kalimin e grupit

Franca bëhet e para Kombëtare që ka siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt. Ishte Mbape ai që bëri “gjelat“ të këndojnë. Sulmuesi francez zhbllokoi shifrat në minutën e 61-të, ku pati një kombinim mjaft të bukur me Hernandezin. Festa nuk zgjati për shumë kohë, pasi në minutën e 68 Kristensen kthen baraspeshën pas një goditjeje të saktë me kokë.

Francezët nuk dorëzohen dhe gjejnë përsëri rrugën e rrjetës në minutën e 86. Ishte sërish Mbape ai që dërgoi topin pas shpinës së Shmajkëllit. Grizman dërgoi një asist perfekt në zonë dhe Mbapesë nuk i mbetej gjë tjetër veçse të shtynte topin në rrjetë. Me këtë fitore Franca siguron kualifikimin, ndërsa Danimarka tashmë rrezikon seriozisht kalimin e grupit. Danezët do të përballen me Australinë në ndeshjen e fundit, ku vetëm fitorja do i dërgonte në fazën tjetër të kësaj Kupe Bote./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online