“Nuk ka të bëjë fare me talentin”, Cassano habit për roveshatën e Richarlison-it: Conte e mban si bodyguard te Tottenham-i

Richarlison mahniti të gjithë tifozët në mbarë botën me golin e shënuar kundër Serbisë. Ajo goditje në stilin gërshërë ka sjellë një nga golat më të bukur të kësaj Kupe Bote. Por jo të gjithë i kanë dhënë brazilianit merita për roveshatën kundër Serbisë.

Antonio Cassano është shprehuer për “Correre dello Sport” se ai gol erdhi me portë bosh dhe nuk ka të bëjë fare me talentin. Madje ish-sulmuesi italian shkon më tej me deklaratën e tij, teksa shprehet se Conte e mban Richarlison-in si truprojë te Tottenham-i, duke i hequr kështu vlerat si lojtar.

“Është e vërtetë që e priti keq topin, pastaj pasoi ajo gërshëra. Nuk ka të bëjë fare me talentin e sulmuesit brazilianë. Ai shënoi golin e dytë në një portë boshe. Po, Conte e mban në Tottenham vetëm si truproje”, ka thënë  Antonio Cassano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online