VIDEO/ Mauro Ikardi përfundon si meme, humbet dy raste fëmijnore që të çudisin me portën e hapur

Nga Klaudio Ndreca

PSG ka arritur të triumfojë me rezultatin 7-0 në miqësoren ndaj Beveren. Francezët janë kthyer me një dëshirë të madhe për të luajtur futboll, ndërsa në takimin e parë pas pandemisë mposhtën me shifrat 0-9 Le Havren. Në një nivel të jashtëzakonshëm ishte Nejmar që ka dhuruar spektakël në përballjen e djeshme. Sulmuesi brazilian ishte i pandalshëm për kundërshtarët, por nga ana tjetër ishte Mauro Ikardi që përfundon si meme në rrjetet sociale.

Dy raste fëmijnore ka gabuar argjentinasi duke mos arritur për të tundur rrjetën kur portieri nuk gjendej për ta ndaluar. Fillimisht me një pasim që i erdhi nga Nejmar në minutën e 26 dhe Ikardi çuditërisht do të godiste shtyllën për të bërë më të vështirën, pasi porta ishte e gjitha e hapur.

Në minutën e 44 ishte një tjetër moment ku Ikardi do të tregohej edhe njëherë i pasaktë dhe nuk ka shtyrë topin në rrjetë kur portieri nuk gjendej aty pasi ishte dribluar nga lojtari tjetër i PSG-së. Por fatmirësisht për Ikardin që nuk ka dështuar nga penalltia me pasim që u dha në mënyrë të mrekullueshme nga Nejmari. Argjentinasi sërish e ka bërë më të vështirë ekzekutimin e saj, por në fund ka arritur që të shënojë. /Sport Ekspres/

rm.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8">

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online